Bullgaria dhe Greqia janë të gatshëm t’i ndihmojnë Maqedonisë për zbatimin e reformave për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, deklaroi zëvendës kryeministri dhe ministrja për punë të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, përcjell Fol.

“Në fillim është e nevojshme të ndërtohet besim ndërmjet udhëheqësive politike. Ata kanë rrugë të gjatë para tyre dhe shumë reforma për të zbatuar para se të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Biseduam me Greqinë dhe jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertë për të ndihmuar Qeverinë të zbatojë reformat e detyrueshme”, tha Zakharieva në intervistë për radion bullgare “Darik”.

Sipas saj, pengesë për pranimin e Maqedonisë në BE ishte “Politika e vendit që është kundër fqinjve të vet, kundër Bullgarisë, kundër Greqisë”.

“Mbajtja e qëndrimit “Ne jemi më të mëdhenjtë” nuk ndihmon. Qytetarët e Maqedonisë duan të jenë të integruar. Ajo është njëra nga arsyet pse ende nuk janë filluar negociatat. Nuk ekziston mundësi që shtetet evropiane të pajtohen me politikë të tillë”, tha Zakharieva.

Ajo vlerësoi se Qeveria e re e Maqedonisë ka plan shumë të qartë për reformat dhe mendohet së shpejti të mbahet seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonsië dhe Bullgarisë. /Fol/