KF Shkëndija komunikon ndryshimet strukturore në udhëheqësi në drejtim të riorganizimit të brendshëm me qëllim arritjen e objektivave për periudhën që pason.

Presidenti – Pozita e presidentit të klubit i është besuar profesor doktor Zamir Dikës. Profesori universitar vjen në krye të klubit pas angazhimit të tij paraprak akademik, ku mes tjerash ishte edhe Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore.

Drejtori Sportiv – Harun Isa do të jetë përgjegjës për pjesën sportive të klubit. Drejtori i ri sportiv i KF Shkëndija është emër i njohur i futbollit në vend dhe jashtë, ish-futbollist me karrierë të pasur ndërkombëtare. Përvoja e tij në Bundesligë me klubin Hertha BSC, e me vonë edhe Tennis Borussia, Aue, Union Berlin e Vfl Osnabrück, si dhe paraprakisht me Hertha Zehlendorf pritet të vihet në shërbim të Shkëndijës dhe në vitet në vijim synon ndërtimin e një skuadre që do të vazdhojë me suksese jo vetëm në skenën vendore, por edhe në atë ndërkombëtare. Ekipi më i ngushtë i Harun Isës në departamentin sportiv do të jenë Ibrahim Osmani dhe Skender Jonuzi.

Administrata – Menaxhimi i klubit në aspekt finansiar dhe administrativ do të udhëhiqet nga Lulzim Imeri. Valdrin Ilazi është anëtar i Bordit udhëheqës të klubit. -Dritan Musliu do të jetë përgjegjës i operativës dhe do të merret me organizimin e pjesës logjistike..

-Erblir Luma vazhdon angazhimin e tij si sekretar organizativ dhe person përgjegjës për çështjet administrative të klubit./KlanMacedonia/