Në kolumnën e fundit, sekretari gjeneral i OSBE-së, Lamberto Zannier, ka shkruar rreth situatës aktuale politike në Maqedoni.

 

Ai e fillon kolumnën e tij me rastin e vizitës së tij në Shkup duke theksuar se kthehet me një mesazh në Shkup-zhvillimi i arritur në vitin 2016 do të jetë shqetësues pa politikë stabile dhe se kriza e vazhduar politike është e dëmshme për vendin dhe e dëmton popullin.

‘Kjo është koha kur liderët politik duhet të marrin përgjegjësi dhe të tregojnë se veprojnë në përputhje me interesin afatgjatë të vendit dhe jo vetëm në interes të partive të tyre’, shkruan ndër të tjera Zannier.

Zannier thotë se ligjet fundamentale të demokracisë duhet të mbisundojnë dhe nuk duhet lejuar provokimi i mesazheve për të shkaktuar tensione ndëretnike sepse interesat e qytetarëve janë në vend të parë.

‘Vende të ndryshme në rajon të OSBE-s kanë përvoja të ndryshme dhe modele të ndryshme qeverisëse, por rregulla e përgjithshme e cila kalon gjithkund në hapësira e OSBE-së është se kur një parti politika ka koalicion dhe ka shumicën e deputetëve në kuvend, ajo i merr detyrimet e qeverisë’, vlerëson Zannier ndër të tjera. /Telegrafi/