Zbardhet e vërteta e incidentit të përgjakshëm në Tetovë. Policia e Tetovës për TetovaSot thotë se incidenti nuk është për motive politike por për motive banale.

Sonte në ora 19.45 në rrugën 133 është shkelur rendi dhe qetësia publike. Nga ana e E.C. është lënduar Gj.D. Deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike ka ndodhur për shkak të shitjes së celularit nga E.C. tek Gj.D. dhe ky i fundit nuk e ka çkyqur facebook -on” thonë nga policia e Tetovës.

Edhe nga spitali i Tetovës konfirmuan se tre persona sonte kanë kërkuar ndihmë mjekësore ku njëri është goditur me thikë në këmbë, dhe dy të tjerë janë lënduar./TetovaSot