Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë hartuar një draft protokoll për masat e sezonit turistik, një draft që është i ngjashëm me ato të vendeve të Europës dhe rajonit dhe që do jetë i vlefshëm për të gjitha subjektet turistike nga veriu në jug të vendit.

Protokolli i masave anti-COVID-19 është një dokument që rekomandohet të zbatohet nga sipërmarrjet turistike, turistët/pushuesit dhe vizitorët, për mbarëvajtjen e atyre aktiviteteve të miratuara si të lejuara, përmes akteve normative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe institucioneve të tjera kompetente. Ky Protokoll përmban parakushtet, kushtet dhe rregullat për të orientuar dhe për të rekomanduar industrinë turistike për masat e nevojshme që duhet të ndërmerren përgjatë periudhës së pranisë së infeksionit COVID-19.

Masat kundër COVID-19 duhet të publikohen në vende të dukshme në shqip dhe anglisht. Këto kushte parashikon  protokolli i masave anti-covid-19 për sezonin turistik i cili është botuar në fletoren zyrtare. Të qarta janë rregullat edhe për baret e restorantet.

Rregullat:

  • Dezinfektuesit për duart duhet të jenë në dispozicion të klientëve në hyrje të barit apo restorantit ndërsa ashensori nuk rekomandohet të përdoret në të njëjtën kohë me persona që nuk janë nga e njëjta familje.
  • Administratori i sipërmarrjes turistike ose një person i përcaktuar prej tij duhet te monitorojë respektimin e masave dhe në rast se dikush në hotel ka kollë të thatë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje, duhet të telefonojë Urgjencën Kombëtare dhe Njësinë vendore të Kujdesit Shëndetësor.
  • Çadrat dhe ndenjëset e pushuesve duhet vendosen rreth 7 metra nga bregu i detit, lumit apo liqenit, ndërsa hapësira nga çadra në çadër nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 metër.
  • 1 dush me ujë të ëmbël ku të ketë sapun dhe xhel higjienizues duhet të jetë në dispozicion të pushuesve për çdo 100 çadra.
  • Krevatet e plazhit duhet të dezinfektohen në mënyrë periodike, ndërkohë që gjatë të gjithë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.
  • Tavolinat parashikohet të vendosen  në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige tek pjesa e pasme e karriges tjetër të jetë më shumë se 1 metër. Personeli i shërbimit duhet të jetë i pajisur me maska dhe doreza të higjienizuara gjatë të gjithë periudhës së shërbimit.  Në hotelet që ofrojnë shërbim bufe administrator duhet të  përcaktojë korridorin e lëvizjes së klientëve.
  • Pijet nga makinat automatike duhet të shërbehen me gota kartoni një përdorimshme ndërsa pajisja duhet dezinfektuar pas çdo shërbimi.

Manual për administrimin e ushqimit dhe të pijeve

  • Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës
  • Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin
  • Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketën respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbehet ushqim
  • Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa pasur doreza
  • Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta
  • Ndalohet prekja e flokëve ose e pjesëve të tjera të trupit pa doreza, kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo të servirjes së ushqimit, pasi mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit.

Manual për administrimin e ushqimit dhe të pijeve

  • Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kerkesës
  • Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin
  • Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketën respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbehet ushqim
  • Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa pasur doreza
  • Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta
  • Ndalohet prekja e flokëve ose e pjesëve të tjera të trupit pa doreza, kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo të servirjes së ushqimit, pasi mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit.

Rregulla për shërbimin në bare dhe në restorante

  • Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrigeje në pjesën e pasme të një karrigeje tjetër të jetë më shumë se 1 m larg dhe që klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1 m.
  • Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska dhe dorashka të higjienizuara.

Rregulla për shërbimin në plazhe

Mbani parasysh rregullat bazë për parandalimin e COVID-19:

  • lani dhe dezinfektoni duart, vazhdimisht dhe në mënyrën e duhur
  • përdorni maskat sipas udhëzimeve; c) shmangni grumbullimet në njerëz dhe çdo lloj kontakti; d) mos prekni fytyrën dhe hundët me duar të palara e të padezinfektuara
  • kur kolliteni ose teshtini, mbulojeni gojën/hundën me parakrah ose me facoleta njëpërdorimëshe
  • nëse vini re simptomat e COVID-19, telefononi nr. 127.