Smogu dhe ndotja e ajrit janë probleme famëkeqe në qytete të ndryshme anembanë botës. Vetëm për të përmendur disa vende si Mexico City, Pekini, Kajro dhe Krakow vuajnë nga një smogu i madh, shkruan InterestingEngineering, transmeton Ndërtimi.info.

Përveç pengimit të vizionit, smogu ka efekte të ndryshme shëndetësore tek njerëzit. Sipas EDF, ose Fondit të Mbrojtjes së Mjedisit, smogu i irriton rrugët e frymëmarrjes së njerëzve duke rritur rrezikun e sëmundjeve të rënda të zemrës dhe të mushkërive. Vetë Smogu është një koktej i fuqishëm i ndotjes i krijuar nga industritë ndotëse, makinave, djegieve të hapura, tymit të cigareve etj.

Artisti dhe dizajneri Dan Roosegaarde ka krijuar një produkt që jo vetëm që ndihmon pastrimin e ajrit në qytete, por gjithashtu kthen smogun në bizhuteri.

Në bashkëpunim me Studio Roosegaarde, projekti është një seri inovacionesh urbane që synojnë reduktimin e ndotjes në qytete anembanë botës, duke ofruar “një përvojë frymëzuese për një të ardhme të pastër”.

Me pak fjalë, kulla është një “fshesë me korrent” masiv. E lartë shtatë metra, kulla thith smogun në zonën përreth duke përdorur teknologjinë pozitive të patentuar të jonizimit të studios. Ajo thith smogun nga maja e kullës dhe liron ajrin e filtruar nëpërmjet hapjeve në gjashtë anë. Duke përdorur jo më shumë energji se një bojler uji që mund ta keni në kuzhinën tuaj, kulla mund të pastrojë më shumë se 30 mijë metra kub ajri në orë.

Studimi i Roosegaarde zbulon se si funksionon kulla në faqen e tyre të Kickstarter, duke thënë: “Duke ngarkuar Kullën e Smogut me një rrymë të vogël pozitive, një elektrodë do të dërgojë jonet pozitive në ajër. Sipërfaqja e ngarkuar negativisht – elektroda e kundër – do të tërheqë pastaj jonet pozitive, së bashku me grimcat e pluhurit të imët, pluhuri i hollë që normalisht do të na dëmtojë, mblidhet së bashku me jonet dhe ruhet brenda kullës. Kjo teknologji arrin të kapë grimca të smogut të cilat sistemet e rregullta të filtrimit nuk arrijnë t’i kapin. ”

Duke përdorur të njëjtën smog të mbledhur, pastruesi i ajrit e kthen atë smog në “gemstones smog” (gurë bizhuterish). Kulla merr grimcat e karbonit të mbledhura dhe i kondenson ato, duke krijuar kube modeste që mund të futen në pjesë të ndryshme të bizhuterisë tradicionale.

Kulla e Smogut debutoi në Roterdam në vitin 2015 dhe më pas u testua në katër qytete kineze. Këtë shkurt, kulla do të përdoret në Krakov, Poloni për të trajtuar qytetet me problemin në rritje të smogut.