Fansat janë gjendur në të njëjtin restorant me mesfushorin dhe i kanë kërkuar autograf. Por francezi ka refuzuar dhe për këtë ka marrë një goditje me pjatë në kokë

Tabloidi i famshëm britanik, “The Sun” ka zbuluar këto ditë një sherr që ka ndodhur në një restorant në qytetin e Mançesterit, ku preh e dhunës ka qenë mesfushori i rikthyer në gjirin e Mançester Junajtid, Pol Pogba. Një telefonatë e bërë në datën 20 shkurt në mbrëmje vonë në një nga departamentet e policisë së Mançesterit, ka sinjalizuar për një sherr në restorant, ku preh e sulmeve ka qenë pikërisht një nga yjet e futbollit botëror. Mësohet se Pol Pogba ka qenë në restorant duke ngrënë darkë me miqtë e tij, por në të njëjtin restorant kanë qenë për të njëjtin qëllim por pa pasur lidhje me lojtarin, disa tifozë të flaktë të “Djajve të Kuq”. Në fillim biseda ka qenë miqësore, deri në momentin kur Pol Pogba ka refuzuar të lëshojë autografe, gjë që ka habitur e më pas acaruar fansat, të cilët i kanë rënë me pjatë kokës. “Pol Pogba ka qenë duke shijuar një vakt të qetë me miqtë e tij, por është gjendur papritur në sulmin e një grupi tifozësh, të cilët janë ndjerë të fyer nga refuzimi i tij për të lëshuar autografe”, shkruan gazeta britanike “The Sun”, e cila thotë se në fjalët e Pogba la pasur më shumë “kulturë” seç duhet. Tifozët kanë filluar të ngrenë zërin dhe fillimisht duke i kujtuar sjelljen jo korrekte dhe mungesën e edukatës, kanë nisur m,ë pas ta qëllojnë atë. “Ka pasur një telefonatë në drejtorinë e policisë në Mançester, për një sherr mes të rinjsh, por që telefonata ishte ndërprerë në mes. Policia ka nxituar të ndjekë sinjalin dhe ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje, por atje të rinjtë që kishin sulmuar Pogba ishin larguar. Stafi i restorantit i kishte thënë policisë se Pogba ra preh e dhunës së disa fansave që i kërkonin autografe. E gjithë ngjarja sipas policisë ka ndodhur 20 minuta para mesnate në datën 20 shkurt. Përveçse ishin larguar, asnjëra nga palët nuk bëri ndonjë ankesë shtesë dhe drejtuesit e restorantit e lanë me kaq ngjarjen. Blerja më e shtrenjtë e historisë, Pol Pogba, i cili u ble nga Junajtid për 105 mln euro nga Juventus, nuk po kalon ditë të bukura me skuadrën e Hoze Murinjos dhe duket se tifozët nuk e përtypin faktin se ai sheh më shumë jetën e natës dhe batutat se sa lëvizshmërinë në fushë. Nuk kanë munguar zërat që thonë se ai është një dështim, por kulmi arriti pra para pak ditësh, kur tifozët, nën preteksin se nuk ka lëshuar autografe, e kanë qëlluar me pjatë në kokë. Ndryshe nga Pogba,. Blerja tjetër e këtij sezoni nga Mançester Junajtid, Zlatan Ibrahimoviç, i ka tejkaluar të gjitha parashikimet, pasi po shënon rregullisht dhe ëhstë shndërruar në një yll të vërtetë, duke e afruar me golat e tij skuadrën në grupin e kreut në Premier League. Në fitoren e EFL CUP, Ivra shënoi dy nga tre golat e Junajtid, ndërsa i kujtoi Pogbasë në një transmetim live se ai (francezi) ishte blerë shtrenjtë, kurse Ibra kishte ardhur vetë si lojtar i lirë.

Adriatik BALLA