60 vjeçari me inicialet S.J nga Shkup i cili dyshohet se ishte i dehur sonte ka thirrur në numrin e telefonit 192 dhe ka lajmëruar policinë se për 16 minuta dy raketa do të shkatërrojnë Qeverinë e Maqedonisë në Shkup, njofton TetovaSot.
Policia menjëherë mori masat pas së cilës ka zbuluar se 60 vjeçari ka bërë alarm të rrjeshëm.
Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur një telefon celular nga i cili ka thirrur në numrin 192.
Ai duke folur në polici ka deklaruar se ai donte për të tërhequr vëmendjen për veten e tij, për shkak të pakënaqësisë se kinse për vendimin e tij të diskutueshëm në komunën e Gazi Babës.
MPB-ja konfirmoi informatat dhe se po merret me zbardhjen e plotë të rastit dhe gjjithçka që lidhet me alarmin e rrejshëm./TetovaSot/