Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj janë pjesëtarët e Komisionit Hetimor që do të votohen nesër për të hedhur dritë mbi akuzat e pretenduara të Dick Marty-t.

Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ndërkaq, nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Po ashtu pjesë e komisionit do të jetë edhe deputetja Elena Xhina.

Emrat e lartpërmendur pritet që të votohen nesër gjatë seancës parlamentare. Kujtojmë që me 83 vota pro, Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për të hedhur dritë mbi akuzat e anëtarit të Këshillit të Europës, Dick Marty, mbi krime lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Komisioni i kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe 17 deputetë të tjerë socialistë do të hetojë këto akuza për krimet e pretendua të bëra nga UÇK-ja në Shqipëri përgjatë viteve 1999-2000, edhe pse më herët në Shqipëri ka mbërritur një mision faktmbledhës për të hetuar mbi akuzat në raportin e Dick Marty.