Disa do e kalojnë Vitin e ri me shoqërinë, të tjerë me familjen në restorante apo shtëpi, të tjerë me njeriun e zemrës, secili i ka bërë planet për nesër, po ashtu edhe Lori Hoxha e cila po e përmbyll këtë vit me sukses.

Fashion blogger-ja ka postuar së fundmi një foto në Instastory ku tregon se çfarë do bëjë nesër në natën e ndërrimit të viteve pasi miqtë e saj i tregojnë planet e tyre.

Miqtë e Lorit: “Në 2018-ën, do të punoj më shumë, do të humb peshë dhe do të jem më i mirë me njerezit. Çfarë planesh ke për vitin e Ri?”