SUV Audi Q8 luksoz do të lansohet si koncept ‘e-tron’ në panairin e veturave në Detroit, me dizajnin zyrtar të modelit të prodhimit që do të lansohet në 2018-ën, transmeton koha.net.

Audi Q8 është i bazuar në të njëjtën platformë sikurse Q7 i tanishëm, por fotot sugjerojnë që ky model do të jetë shumë më i ndryshëm, me çati më të ulët e shumë më muskulor, transmeton koha.net.

Shefi i Audi, Rupert Stadler ka shpresa të mëdha për Q8, duke thënë: “Mënyra se si tregu është duke shkuar, ne e shohim Q8 krah përkrah me A8 si dy makina luksoze”.

Q8 do të ketë teknologjinë më të fundit për vozitje autonome, dhe fuqinë motorike.