Nën detin Tirren gjenden 15 vullkanë të zhytur. Zinxhiri vullkanik i cili ndodhet në lartësinë e Kalabrisë, është i gjatë 90 km dhe i gjerë 20 km. Deri tani njiheshin 8 prej tyre, ndërkohë që 7 të tjerë kanë qenë një surprizë edhe për ekspertët e gjeofizikës, marinës dhe vullkanologjisë.

Sipas tyre vullkanet ndodhen në një thellësi nga 80 m deri ne 3200 m nën nivelin e detit. Shumë prej vullkanëve nënujorë kanë qenë aktive rreth 300 mijë-800 mijë vjet më parë por nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë aktive deri në kohëra më të afërta. Vullkanet e zhytur nën ujë mund të bëjnë të mundur edhe hapje të disa të çarave të vogla oqeanike në të cilat krijohet një kore e re tokësore si pasojë e ngjitjes së magmës përgjatë boshllëqeve.

Zinxhiri vullkanik i zbuluar quhet Palinuro dhe ekspertet e disa fushave po përpiqen te kuptojnë lidhjen e vullkanizmit nënujor mesdhetar me pllakat tektonike dhe lëvizjet e tyre.