Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Trump nuk i shtrëngoi duart me Merkelin

Shtëpia e Bardhë ka dalur me një teori të re duke sqaruar pse Donald Trump e injoroi kërkesën e Angela Merkel për shtrëngim duarsh.
 

“Unë mendoj se ai nuk e ka dëgjuar pyetjen”, ka thënë sekretari për shtyp, Sean Spicer .

Momenti kur Trump nuk i shtrëngoi duart me Merkel qarkulloi në të gjitha mediat botërore, duke hedhur teori të ndryshme për shkaqet e këtij veprimi.

Ky veprim u mohua dje gjatë ditës edhe nga Trump, duke thënë se ato ishin lajme të rreme.

Takimi Merkel-Trump u zhvillua të premten në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.