Edhe pse ishin duke humbur 2-0, në fund Dortmund arriti të barazonte rezultatin në 2-2.

Mirëpo mediat spanjolle kanë zbuluar një marrëveshje të jashtëzakonshme e bërë mes dy klubeve.

Gjiganti gjerman është e dtyruar t’i lajmërohet Real Madridit për tre lojtarët e sajë, Pierre Emerick Aubameyang, Julian Weigl dhe Osumane Dembele.

Në rast se vije ndonjë ofertë për njërin nga tre lojtarët, atëherë Dortmund do të duhet ta lajmërojë Real Madridin që ta barazojë ofertën nëse ‘Los Blancos’ duan shërbimet e tyre.

Kjo marrëveshje ishte edhe për mesfushorin turko-gjerman, Ilkay Gundogan, dhe kur erdhi oferta nga Manchester City, atëherë Dortmund kishte njoftuar kampionët e Evropës por të cilët refuzuan të paguanin për reprezentuesin e Gjermanisë.

ousmane-dembele

Ousmane Dembele

julian-weigl

Julian Weigl

pierre-emerick-aubameyang

Pierre Emerick Aubameyang