Zbulohet martesa e fshehtë e këngëtares së famshme shqiptare

Tuna do t’i jap fund beqarisë. Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu, sot do të kurorëzohet me Patrisin. Sipas “Express” pas pak orësh Tuna do të kryej celebrimet me Patris Berishën, në Komunën e Prishtinës.

Për veshjen e saj, Tuna, në ditën e saj më të lumtur, ka zgjedhur kreatoren, Vjollca Llapashtica, e cila edhe me këtë rast ka publikuar një foto të këngëtares, duke e uruar për më të mirat.

Tuna dhe Patrisi, janë përfolur shumë nga mediat për historinë e tyre të dashurisë, derisa kanë pranuar se janë duke duke pritur fëmijën e tyre të parë.