Çdo vajzë që ndjek trendet e modës e di që takat e Christian Louboutin nuk dalin kurrë nga moda dhe janë gjithnjë të preferuarat e femrave.

Me takën stilet dhe me një gjatësi që të nxjerr linjat trupore më së miri në pah, Louboutin dallojnë nga tjerat për ngjyrën e kuqe që mbajnë poshtë këpucëve.

Pasi analizoi librin e Christian Louboutin të botuar nga Rizzoli, Marie Claire zbuloi që veçse e kishte nisur karrierën si një arkitekt kopshtesh, ka qenë smalti i thonjve që e ka frymëzuar Louboutin.

Louboutin i vodhi smaltin e kuq asistentes së tij dhe leu pjesën e poshtme të këpucës thjesht për të parë si dukej dhe rezultati kuptohet cili ishte. Që nga ajo kohë këpucët e Louboutin kanë ngjyrën e kuqe që i karakterizon.