Modelja ruse, Victoria Bonya është ndaluar në aeroportin e Los Anxhelos sepse dyshohej si spiune. Agjentët TSA menduan se ajo mbante një kartë Spy-Land, e specializuar për kamerat e fshehta, por që rezultoi të ishte një kartë e zakonshme.

Bonya, një ish modele e Playboy, tha se oficerët e pyetën në lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin dhe KGB. “Unë fillova të qeshja sepse mendoja që ishte vërtetë një shaka, derisa ata më pyetën të njëjtën gjë për herën e tretë,” – shkruajti 37 vjeçarja në një postim në Instagram.

Ajo i bindi autoritetet se kishte një kartë të zakonshme vetëm pasi i tregoi llogaritë e saj në rrjetet sociale ku ka miliona ndjekës.