Uji mbulon rreth 70% të sipërfaqes së Tokës, por një sasi e madhe qëndron gjithashtu edhe brenda planetit tonë. Dy studime sugjerojnë se mund të ketë sasi të madhe të ujit 1,000km nën sipërfaqen e Tokës.

Pa këtë sasi të madhe të ujit, aktiviteti gjeodinamik që shkakton vullkanet që janë të rëndësishëm për gjenerimin e tokës dhe mbështetjes së jetës në planet do të pushonte.

Në studimin e parë, hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Floridas dhe Universiteti i Edinburgut vlerësuan se uji ekziston shumë më thellë në Tokë sesa që ishte menduar më parë.

Edhe pse ende nuk dihet për sasinë e ujit, hulumtuesit besojnë se sasia e ujit aty mund të jetë sa e gjithë oqeaneve së bashku. Pa këtë sasi të ujit, thonë hulumtuesit, jeta në Tokë do të mund të merrte fund.