Një specie e majmunit titi, primatët e rinj u dokumentuan për herë të parë në vitin 1914, por u keqklasifikuan pasi leshrat e tyre të errët i bëri ata të ngjajnë me titin e zi.

Zbulimi u bë fillimisht nga Mariluce Messias nga Universiteti Federal i Rondonia, i cili filloi të studiojë majmunët titi në rajon në vitin 2011.

Messias po studionte se si ritmi i shpejtë i shpyllëzimit në rajon do të ndikonte në popullsinë e tij lokale.

Ajo filloi të vërejë disa ndryshime të pazakonta në ngjyrën e leshrave midis majmunëve, konkretisht, disa ishin kafe të kuqërremta në shpinë së bashku me një njollë të bardhë në gjoks, transmeton KosovaPress.

Messias mblodhi mostra gjenesh nga disa prej këtyre majmunëve dhe bëri krahasim me mostrat e ADN-së të dhjetë specieve të tjera të majmunëve rajonalë, përfshirë titi të zi.

Rezultatet konfirmuan se ajo kishte zbuluar me të vërtetë një specie të re, plecturocebus parecis, ose Parecis titi.

“Shpyllëzimi u jep të gjithëve qasje në zona të largëta, kështu që shkencëtarët arrijnë në zona që nuk janë eksploruar asnjëherë,” tha Adrian Barnett, njëri nga partnerët e studiueses Messias.

Për shkak se popullsia e vëzhguar është e vogël dhe habitati vazhdon të zvogëlohet, ekipi shpreson që Titi Parecis do të klasifikohet si “specie e kërcënuar” në listën e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës së kafshëve të rrezikuara.

Përderisa specia ishte e re për shkencëtarët, ajo ishte e njohur mjaftueshëm për vendasit duke i dhënë emrin e vet ‘Otoho.’