Në një minierë diamantesh në Siberi, është gjetur gur i rrallë diamanti, që brenda e ka edhe një tjetër diamant më të vogël.

Ky gur që në fakt është dy në një, u krijua para 800 milionë vjetësh, ndërsa mendohet se është i vetmi në botë, transmeton Telegrafi.

Matryoshka është quajtur ky diamant, sikur kukullat e famshme ruse, që hyjnë njëra në tjetrën.

Guri i madh me 62 karat, ka dimensione 4.8 x 4.9 x 2.8 milimetra, derisa tjetri që ndodhet brenda i ka 02 karat dhe dimensione 1.9 x 2.1 x 0.6 milimetra.

Agjencia ruse që merret me diamante, Alrosa e ka bërë gjetjen nëpërmjet rrezeve X, ndërsa nuk dihen arsyet pse një pjesë e diamantit ka mbetur e zbrazët.

Për të zbuluar të vërtetën e këtij diamanti të rrallë, do të bëhen shumë studime nga ekspertët e diamanteve dhe të gjeologjisë.