Usain Bolt po realizon ëndrrën e tij të madhe, duke vazhduar karrierën e tij në futboll.
Njeriu më i shpejtë i botës ka njoftuar se ka nënshkruar me një skuadër futbolli, emrin e së cilës do ta zbulojë të martën.Por, kjo skuadër duket të jetë nga Afrika e Jugut.

Është Mamelodi Sundowns që përmes një postimi në rrjetet sociale ka lënë të kuptohet se ka nënshkruar me yllin e pensionuar të atletikës.“Futbolli nuk do të jetë më i njëjtë. Publikohet nesër në ora 08:00”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Afrika.Bolt pas pensionimit nga atletika, për një kohë të shkurtër është stërvitur edhe te Borussia Dortmund.