Barcelona e ka gjetur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Ernesto Valverde, trajneri aktual i Athletic Bilbaos.

Ai do të zëvendësojë trajnerin Luis Enrique, duke realizuar ëndrrën e tij për të drejtuar skuadrën e madhe katalanase. Njoftimi zyrtar i Barcelonës pritet të bëhet me 29 maj, vetëm pak kohë pas finales së Copa del Rey ndaj Alaves.Zbulohet trajneri i Barcelonës për sezonin e ardhshëm

Valverde tashmë ka njoftuar se do të largohet nga Bilbao, skuadër e cila në vend të tij ka emëruar trajnerin Ziganda. Spanjolli gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar skuadrat si Bilbao, Espanyol, Olympiacos, Villareal dhe Valencia.