Psikologët dëshmojnë se shumë cilësi apo të meta të njeriut, mund të zbulohen nga forma e syve dhe nga mënyra sesi ne vështrojmë.

Sy të rrumbullakët: Sipas testeve, këta janë njerëz të thjeshtë, shpirtmirë, që u besojnë të tjerëve dhe meritojnë besim. Ata nuk janë në gjendje të thurin intriga.

Njerëzit që i rrudhin sytë: Këta janë zakonisht natyrë ironike, të prirur për të kritikuar gjithçka dhe këdo. Por, pas ironisë së fshehur qëndron zakonisht dyshimi për aftësitë e tyre personale dhe dëshira për t’u pëlqyer të tjerëve.

Të shikon drejt e në sy: Dijeni se ai mendon që ju ka në dorë, se ju jeni nën pushtetin e tij ose të paktën këtë dëshiron të arrijë. Për hir të sigurisë suaj psikologjike dhe fizike, më mirë largohuni një minutë e më parë prej tij, shkruan Living.

Sy në formë bajamesh: ”I zoti” i tyre është njeri largpamës që e llogarit mirë çdo hap që hedh. Ky njeri di ç’kërkon dhe di si t’i arrijë qëllimet e tij. Ai është mjaft racional dhe i mban nën kontroll emocionet.

Sy ”të zgurdulluar”: Zakonisht, janë njerëz që u kushtojnë shumë rëndësi vogëlsirave. Ata janë impulsivë, marrin flakë për gjëra të parëndësishme, por e përmbajnë veten dhe tregohen të vëmendshëm ndaj të tjerëve, sidomos ndaj atyre që i kanë vlerësuar një herë.