Zëdhënësi i LR-PDSH, fton anëtarët e PDSH ti bashkohet NDYSHIMIT.

Para dy viteve në foltoren, në skenën e Qendrës së Kulturës në Tetovës u vendosën bazat e NDRYSHIMIT. Atë ditë, me miratimin e Statutit të ri të PDSH-së dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të PDSH-së filloj edhe epoka e një modeli të ri të politikbërjes. Ne vazhduam të kërkojm atë që na takonte, qelsat e partisë tonë duke mos dashur t’a mbyllim përgjithmon.

E pra, ky kongres jo vetëm që mbajti gjall frymën djathtiste dhe i dha shpresë PDSH që të mbijetoj në ujërat e reja politike që do pasojn, por vendosi edhe postulate të një politikbërje me principe, transparencë dhe vizion të qartë.
Ne, që në kongres tham që do bëjmë shqiptarët bashkë nëse populli na jep një votë ma shumë, nuk na e dha, por vizioni ynë edhe me më pak vota u vendos në zbatim, tryeza e përbashkët dhe deklarata e përbashkët u reëlizua. Sot u dëshmua se kokëfortësia e ish kryetarit të PDSH ishte e dëmshme. Ai mendoj se edhe kësaj radhe do i mbijetoj ndryshimit që kërkonte së pari anëtarsija që e donte këtë subjekt politik, por edhe shqiptarët e papërcaktuar, mirëpo nuk i mbijetoj.
Kështu, nga Lider i Opozitës, siç shumë dëshironte të emërohej ra në fund të pusit. Por, anëtarësia e PDSH nuk duhet të shqetësohet, foleja e tyre do ngelet gjithmon shqipja e zezë dykrenare në prapavij të kuqe.

Siç mund të lexoni në prapavij të fotos, rruga jonë, rruga e Arbërit ngelet për tu realizuar në tërësi. E pra, KY ËSHTË VETËM FILLIMI.