Nuk vonon reagimi i Zejdit të Besës. i cili siç shprehet: “ndjehet i lodhur  nga analistët e ngratë të cilët tanë jetën kanë kaluar në prehër të LSDM-së”,duke drejtuar kritika të ashpra  ndaj një opinioni të shprehur në murin e tij në fejsbuk , të analistit Arsim Zekolli, i cili thumboj keq Lëvizjen Besa ku drejtpërdrejtë  atakonte  Lëvizjen Besa duke e krahasuar  me BDI-në, e cila në disa raste  ka treguar një vardisje dhe lojalitet ndaj LSDM-së duke i përkrahur edhe protestat e LSDM pa asnjë kusht. Sipas tij “ BESA nuk merret me çështje të imëta sikur fshierja e mijërave votuesish shqiptar nga lista zgjedhore” por ka shtuar më tej se BESA njejtë si BDI-ja meren më çështje “madhore”. Ai më tej ka apostrofuar edhe nënkryetaren e LSDM se poashtu në mënyre ironike se ajo i ka bindur ato të BESES se shqiptarët që janë fshirë nga lista janë Shqiptar të PDSH-së dhe të LR –PDSH-së, ndërsa muslimanët nuk i fshim, duke aluduar në perceptimin ideologjik të BESES e cila mundohet të përfitoj nga dimensioni fetar dhe duke e lënë anash aspektin kombëtar.

Ja edhe reagimi i plotë i Zejd-it të Besës:

“U lodha me analista të ngratë të cilët tërë jetën e tyre e kanë kaluar në prehrin e LSDM-së, ndërsa tash akuzojnë të tjerët për gjëra të tilla, si dhe përçajnë shqiptarët në baza fetare.
Identiteti i shqiptarëve çdoherë ka qenë BESA e mishëruar edhe me besimin në Zot, por asnjëherë me uljen në prehër të atyre që i diskriminuan ata. Të gjithë agjëruesve u dëshiroj agjërim të lehtë në ditët e mbetura nga ky muaj i Bekuar”përfundon shkrimin e tij Zejdi.

©fol.mk

zejd mesazh