Deputeti i Lëvizjes BESA ka vendosur që për këtë muaj të shtrijë dorën e pajtimit dhe ti falë të gjithë ata që kanë shkruar kundër tij.

“Në këtë ditë të madhnueshme të fillimit të agjërimit, dëshiroj që të gjithë agjëruesve t’u uroj që Zoti, në këto ditë të bekuara, t’i kaplojë me mëshirën e tij të pafundmë, që shpirti i agjëruesve të flladitet me puhizën e iftareve dhe heshtjen hyjnore të syfyreve.

Për shkak të këtij muaji të mëshirës, le t’ia fillojmë me mëshirë që nga dita e parë e tij.

Në emër të Ramazanit dua t’i harroj të gjitha fjalët e pakëndshme që më janë thënë ndërmjet këtyre dy Ramazaneve.

Në emër të Ramazanit dua t’ua falë të gjithëve që më kanë sharë, kërcënuar e ofenduar (për arsye politike) dhe t’i lus me dashamirësinë, po të Ramazanit, që së paku në këtë muaj të agjërojnë nga fjalët e pakëndshme dhe ofenduese.

Qofshi të ndritur me Ramazan, paçi iftare që jua kthjellojnë shpirtin, syfyre që ju mbrujnë me dashuri dhe dalshi fytyrëqeshur e zemërbardhë në Ditën e Bajramit të Madh!

p.s. Në këtë muaj do ta lë pak të pushojë edhe profili im në FB”, ka shkruar sot deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi

Ndryshe deputeti i Ibrahimi që  shtiret si “më i moralshmi” i lëvizjes Besa para do kohe ka ngritur padi ndaj portalit fol.mk për arsye shumë banale se gjoja i  janë publikuar të dhënat personale në një artikull investigativ ku trajtohej tema e finansimit të dyshimt të subjektit që përfaqëson, kryesisht nga shtete arabe, e që ishte huazuar nga një portal nga Kosova.Zeka përveç moralit , kohëve të fundit është përkujdes që të duket edhe patriot me rastin e këndimin të himnit në Kuvend ,ditën përgeakshme  të 27 prilli, e që nga shumë  njohës të rrethanave politike në Maqedoni u cilësua si pretekst të fillimit të dhunës si dhe i kordinuar me VMRO-DPMNE-në

© fol.mk