Zekiri dënon ngritjen e flamurit: Akte të tilla i shërbejnë vetëm Gruevskit

Lidhur me heqjen e flamurit të Maqedonisë në sheshin qendror të Kumonovës dhe vendosjen më pas të flamurit shqiptar ka reaguar edhe deputeti shqiptar i LSD-së, Muhamed Zekiri.

Ai e ka quajtur akt të turpshëm heqjen e flamurit dhe kjo sipas tij i shërben vetëm partisë së Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.

“Si deputet i NJZ 2 ku ben pjese edhe Kumanova, dua tu them gjithe qytetareve se kjo qe ndodhi sot ne kete qytet eshte akt i turpshem dhe ne sherbim te regjimit Gruevski dhe askujt tjeter.

I beje thirrje qytetareve ne kete qytet pavarsishte perkatesise etnike te ruajn qetesin dhe gjakftohesin pasiqe paqa dhe mireqenja mes gjithe neve eshte e nje rendesie te vecante dhe kjo eshte pergjigja me e mire qe duhet tua japim atyre qe i fryejn zjarrit dhe duan te shpetojn nga pergjegjesi kriminelet. Kriminielet e regjimit ne krye me Gruevskin do te japin llogari, mos lejoni te jeni pjese e skanareve dhe tentimeve per te shpetuar keta kriminel”, shkruan në një postim në “Facebook”, Muhamed Zekiri.