Zekiri godet Mesila Dodën, ajo shet patriotizëm të rrejshëm është si Amdi Bajrami

Deputeti i i partisë maqedonase të LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në Click Plus në tv21, ka goditur ashpër deputeten e PDIU-së Mesila Dodën e cila ditë më parë tha se Maqedoninë e njeh si Iliridë e jo si Maqedoni e as si FYROM.

Zekiri tha se ajo është si partia e Amdi Bajramit e cila tash është në fushatë dhe shkon në ato parti që ia mundësojnë të fshtytëzoje.

Sipas Zekirit deklaratat e Dodës janë në shërbim mtë Gruevskit për të rritur tensione në Maqedoni. Zekiri gjithashtu u shpreh se shqiptarëve në Maqedoni ka kush ju del zot e jo dikush nga atje duke shitur patriotizëm.

“Partia e saj është e vogël me 1,2 deputet e njejtë si partia e Amdi Bajramit. Ajo me shet patritoizem, kush ësht ajo zonjë, ajo nuk i ndihmon shqiptareve ajo i ndihmon VMRO-DPMNE-së”, theksoi Zekiri.