Kandidati për deputet nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, në një intervistë për një televizion kosovar, ka thënë se gjatë këtij cikli zgjedhor në Maqedoni, shqiptarët janë fituesit më të mëdhenj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

“Ka ndodhur një fenomen. Shiptarët janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve në Maqedoni. Sikur të mos ishin shqiptarët që votuan për LSDM-në, sot Gruevski do të kishte 63 deputetë, dhe me këtë gjest shqiptarët janë më të vetëdijshëm se gjithë popujt tjerë në Maqedoni”, tha mes tjerash Zekiri.

Sipas rezultateve të publikuara nga ana e LSDM-së, thuhet se mbi 70 mijë shqiptarë të Maqedonisë, kanë votuar për LSDM-në./Telegrafi/