Reformat në sektorin e sigurisë ose shërbimet sekrete nuk janë thjeshtë vetëm reformë. Nuk guxon ajo të jetë vetëm sipërfaqësore por duhet thelbësishte ndryshuar mënyra e funksionimit të tyre. Bashkë me kolegen Frosina Remenski isha një nga propozuesit e 36 amandamenteve të cilat për fat të keq nuk u pranuan nga ministri i brendshem Oliver Spasovski për shkak të dallimeve konceptuale gjegjësishtë pak edhe shkaku i marrveshjes që ishte arritur me opozitën maqedonasce VMRO DPMNE.

Pavarsishte kesaj për të themeluar shërbimin e ri, gjegjësishte për të transformuar Drejtorin për Siguri dhe Kundërzbulim DSK në Agjensi te Sigurisë Nacionale nevojiten 80 vota.

Por në këtë rast nuk më habit asgjë tjetër përveçse inferioritetit të partive politike shqiptare të cilët ose nuk janë të interesuara ose nuk i kuptojnë gjërat sa i perket reformave në sektorin e sigurisë, gjegjësishtë shërbimet sekrete që në të kaluarën kanë qenë burim i pothuajse çdo të keqe që ka ardhur për shoqërin në përgjithësi por në veçanti për shqiptarët. Asnjë amendament nuk ishte propozuar nga deputëte e partive shqiptare sa i përkete ligjit me të cilin duhet themeluar Agjensia për Siguri Nacionale.

Nesër do të jetë vonë dhe askush nuk do të na ketë fajin pse me kohe nuk i keni hapur sytë të nderuar!!!