Zekolli: Arsyetimet e Bilall Kasamit nuk mbajnë ujë…!

Analisti dhe ish diplomati, Arsim Zekolli ka komentuar deklarëtn e Bilall Kasamit lidhur me mospranimin për ballafaqim direkt me Ziadin Selën në emisionin Rruga drejtë. Zekolli e konsideron si arsyetim që nuk mban ujë dhe veprim që të rikujt0n sjelljen politike të dyshes Ahmeti – Thaci, njofton Drini.mk

Ja komenti i plotë i ish diplomatit Arsim Zekolli:

Argumentet dhe arsyetimet e z. Bilall Kasami per nismat per komunikim si shkas per mosbashkim te opozites nuk bajne uje. Duke filluar nga pika e pare kontestuese se “Sela nuk me eshte lajmeruar”, e cila le te zbrazet dilemen po pse nuk ju eshte lajmeruar vet Seles? Me keqardhje, por deklarate e tille forcon dyshimet per kapric ego-lideri nen presion pasioni per te deshmuar se “kush e ka me te madhe” topuzin e atamanit. Nese z. Kasami konsideron Besen si force dominante opozitare, mbase kjo do nenkupton nje komoditet me te madhe dhe zemergjeresi me fisnike ne ndermarrje inicijativash. Keshtu si e spjegon, jep arsye per dyshime nese madhesia fizike e Beses eshte ne disproporcion me shpirt-imtesine ideore dhe guximin politik.

Refuzimi per ballafaqim me oponentin perbrenda kampusit opozitar nen pretekste se “nuk deshiron te grindet dhe percane opoziten” eshte kunderthenese, te mos themi absurde. Ballafaqimi jodoemos nenkupton me automatizem “grindje” dhe nuk rezulton detyrimisht ne “percarje”. Perkundrazi, me respekt per rregullat minimale te miresjelles, ballafaqimi i tille nenkupton shanc dhe mundesi per shiquesit / qytetaret qe permes duelit direkt te sjellin gjykime dhe ndertojne opinione per cilesine e ofertave ne dispozicion. Refuzimi, nga ana tjeter, mund te nenkuptohet si arogance e pabaze dhe absolutizem ekskluziv, perjashtues qe devalvon dialogun si instrument politik qe ne zanafille. Qe perkujton sjelljen qe kemi sot mes Ahmeti-Thaci.

Nuk dua te besoj se ne prapavij te arsyetimeve konceptuale per refuzim te dialogut te mshefen motive personale per mosgatishmeti per duel nga dyshimi apo hezitimi per ballafaqim fal restrikcioneve elaboruese personale. Z. Sela gjithsesi se ne prezantime mediale jep pershtypjen e nje oratori solid dhe imazh ca machist, por kjo epersi perfundimisht nuk vlen shum nese z. Kasami posedon argumente dhe fakte solide me te cilat do amortizon, neutralizon dhe eliminon epersine retorike te kundershtarit.

Ne fund, kembimi i fundit “une ty – Jo, po une ty!” mes dy politikove te ri nuk acaroj per se tepermi raportet me dy subjekteve, por aq me pak nuk kontibuoj ndaj rivenies te ndonje piste komunikimi bazik. Nga dy personalitete ne fjale prisnim hap minimal personal qe do ishte me efekte pozitive gjigande per qytetaret. Z. Kasami ne vend se te ben ate hap, rreshqiti keq sikur te eshte zene ne thon dhe u perplas. Ndersa kunder-reagimi i z. Seles nuk vonoj teper per te deshmuar fitilin e shkurt te reagimit emocional.

Ndersa qe te dyte deshmuan se jan larg – me kilometra, dhjetera kilometra – nga pjekuria e vertet politike qe deshmohet dhe demonstrohet permes shkathesise dhe gatishmerise per te arritur kompromis. Kompromis ne emer te atyre qe permendin sikur disqe te vjetra gramofonike – shqip e shqiptare i shqiptari. Qe jep arsye per bindjet se kjo sjellje e refuzimit te kompromisit mes Shqiptareve (e etabluar nga Ahmeti – Thaci) tani vazhdohet nga gjenerata e re. Dhe aq me keq, forcon dyshimet se mogatishmeria e tyre per nje grime e gram kompromis me rivalin Shqiptar behet nga deshira per te bere kompromise “me kilogram” me partnerin maqedonas ne qeveri.

Debakli i komunikimit Kasami – Sela megjithate sjell edhe nje mundesi dhe shanc te mire per partite e tyre. Nese Besa dhe LR vertet jan aq serioze, bashkekohore dhe “ndryshe nga BDI e PDSh”, ja ku kan shancin qe ne Kryesi te hapin debatin per casjet dhe sjelljet e dy prijesve partijak. Hap ky permes te cilit do qartesojne rrymimet evidente perbrenda dy partive, por mundesi qe permes verejtjeve konstruktive ndaj Kasami / Sela te deshmojne me veper dhe shembull se vertet nuk jan Sulltan-Parti ne te cilat vendimet mirren me debate te hapura, polemika transparente dhe pa diktate te fuqive lidereske.

Pasi qe, nese folim drejt, ngjarjet e fundit ne RDK deshmuan ate se asnje lider nuk eshte i pazavedesueshem dhe imunizuar nga kritika dhe sankcioni. Per dallim nga “e vogla parti”, keto dy te medhenjat ende duhet te marrin guximin dhe deshmojne forcen per vetkritik dhe permbajtje nga epshi qe kapricet personale te mos i bartin mbi qytetaret e lodhur nga pritja e Godos.