Zelanda e Re kryeson listën e vendeve më të pasura – ku janë Kosova dhe Shqipëria?

Instituti “Legatum” nga Londra ka publikuar listën e saj të vendeve me të prosperuara në botë. Zelanda e Re është vendi më i përparuar në botë, sipas këtij instituti.

Për vendet e renditura në lista janë përfshirë faktor të ndryshëm siç janë: kualiteti ekonomik, punësimi, mënyra e udhëheqjes së shtetit, arsimi, shëndetësia, siguria, liritë personale, kapitali social dhe mjedisi.

Në krye të listës është gjendur Zelanda e Re, si shtetit më i mirë për jetë, me vlerësimi fenomenale të faktorëve ekonomik dhe social.

Pason Norvegjia, e cila në shtatë vitet e kaluara ka qenë në vendin e parë.

Në vendin e tretë është Finlanda, e pasuar nga Zvicra, Kanada, Australia, Holanda, Suedi, Danimarka dhe Britania e Madhe.

Është interesant se si vendet me të fuqishme në botë janë renditur poshtë në listë. SHBA-ja në vendin e 17-ta, derisa shumë keq qëndrojnë Rusia dhe Kina, në vendet 95 dhe 90.

Derisa në 20-shën e parë është gjendur Sllovenia (vendi i 20). Për Kosovën dhe Bosnjën nuk ka të dhënë në këtë listë. E Shqipëria qëndron keq, duke u renditur në vendin e 71-të. Serbia është e 66-të, Maqedonia e 53-ta, Kroacia 43, etj.

img_20161104_025704