Një tufë gjigante prej rreth 200 balenash ngecën në një plazh të izoluar në Zelandën e Re, vetëm disa orë pasi vullnetarët kishin arritur të rifusnin në ujë balenat e mbijetuara nga një tjetër tufë e bllokuar.
Zelanda pa tragjedinë më të madhe të historisë së balenave të martën kur rreth 416 balena pilot ngecën dhe thuajse të gjitha vdiqën në plazhin Farewell Spit.
Të shtunën vullnetarët arritën të rifusnin në ujë disa nga balenat e mbijetura, gjatë baticës së ujit, teksa tufa tjetër me rreth 200 kafshë iu bashkua kafshëve fatkeqe të ngecura në breg.
Më shumë se 100 vullnetarë po punonin në ujë për të krijuar një barrierë që të ndalojë ardhjen e balenave të tjera, si dhe për të inkurajuar të bllokuarat të rikthehen në ujë.
Super-tufa e balenave pilot, që është specia më e përhapur në Zelandën e Re, u dallua rreth dy milje larg vendit të bllokimit, në fenomenin që po çudit banorët dhe shkencëtarët.
Daren Grover, zyrtar i grupit mjedosor Project Jonah që po ndihmonte me shpëtimin, tha: “Nuk e dimë përse erdhi tufa tjetër. Ndoshta kanë marrë ndonjë sinjal nga balenat e bllokuara dhe iu përgjigjën. Është shumë e pazakontë. Nuk e kemi parë kurrë më parë”.