Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Rishi Sunak, për mbështetjen e tij pasi kryeministri britanik bëri vizitën e tij të parë në Kiev.

Në një postim në Twitter, Zelensky tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina “e dinë se çfarë do të thotë të luftosh për liri”.

“Me miq si ju në krah, ne kemi besim se do të fitojmë,” tha Zelensky.