Gjatë fjalimit të tij në Forumin Botëror Ekonomik të mbajtur në Davos të Zvicrës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur dyshimet e tij nëse presidenti rus Vladimir Putin është akoma i gjallë, pas raportimeve të shumta se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Lideri ukrainas i ka bërë thirrje aleatëve perëndimor që t’i dërgojnë më shumë armë Ukrainës, para se Rusia të fillojë ofensivën e re.

Ai foli edhe për çështjen sa i përket negociatave për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kievit ku humbën jetën 14 persona, përfshirë ministrin e Brendshëm.

Ukraina deri më tani nuk e ka akuzuar drejtpërdrejtë Rusinë për përfshirjen në rrëzimin e helikopterit, pavarësisht se Zelensky tha se “nuk ka aksidente në kohë lufte”.

E ajo çfarë bëri më së shumti bujë është deklarata e tij për presidentin rus Vladimir Putin.

“Tani nuk e di se me kë të flasë. Nuk jam i sigurtë nëse presidenti i Rusisë është akoma i gjallë. Nuk e kuptojë nëse është akoma i gjallë apo është ai që po merr vendime”, shtoi Zelensky.