Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se zyrtarët rusë kanë filluar “ta përgatisin popullin e tyre” për përdorimin e armëve bërthamore.

Megjithatë, ai thotë se Rusia “nuk është gati” t’i përdorë ato.

“Ata nuk e dinë nëse do t’i përdorin apo jo armët bërthamore. Mendoj se është e rrezikshme edhe veç të flasin për to”, tha Zelensky në një intervistë për BBC-në.

Presidenti ukrainas thotë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, ka frikë “nga vet njerëzit e tij”, meqenëse ata janë të vetmit që mund ta rrëzojnë nga pushteti dhe t’ia japin atë dikujt tjetër.

Në pyetjen nëse Putin do të mbijetojë nëse Ukraina e fiton luftën, Zelensky u përgjigj: “S’më intereson”.