Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, do të vizitojë nesër (e shtunë) më 8 gusht 2020 komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale dhe politike të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, është bërë e ditur se Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa; pastaj do të vizitojë komunën e Bujanocit ku do të pritet nga kryetari, Nagip Arifi me bashkëpunëtorë, për të vazhduar pastaj vizitën në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari i komunës Shqiprim Arifi.

Më pas ai do të takojë kryetarin e PDSh-së, Ragmi Mustafa dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani.

Gjatë vizitës në Luginë, Ministri Zemaj do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me Covid-19.

Kjo vizitë e Zemaj realizohet me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.