Akademiku i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase dhe ish deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri i ka bërë thirje partive shqiptare që të mos injorojnë buxhetin, respekivisht kërkesën për shpërndarje proporcionale të mjeteve buxhetore brenda mekanizmave të tanishëm kushtetues. Ai këtë e ka nënvizuar përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ku ka shkruar:

“PROJEKTI I PARTIVE SHQIPTARE PER BUXHET PROPORCIONAL-kerkese ndaj bllokut politike Maqedon

Zgjidhja njëherë e përgjithmonë e problemit te shpërndarjes proporcionale të mjeteve buxhetore brenda mekanizmave të tanishëm kushtetues. Për ndarje të barabart të buxhetit dhe shfrytëzimit si dhe për realizimin transparent të procesit të buxhetit eshte e nevojshme:
a) Strategji fiskale dhe program për investime publike që do ta sjell parlamenti para se të miratohet buxheti, kjo do të mundësoj që në menyre transparente të planifikohet buxheti dhe të definohen investimet publike sipas projekteve në rafshin regjional ku do të përshihen edhe regjionet shqiptare në investime kapitale.
b) Te ndryshohet ligji i buxhetit me qellim qe te drejtat e shqiptarve qe votohen me votim te dyfishte badinter, e qe jane pjese e nenit 11 te ketij ligji- zerat e buxhetit per ato te drejta siq eshte arsimi, kultura, shkenca, muzejet, permendoret, trashigimia kulturore dhe investimet kapitale ne keto sfera te sillen me badinter.
c) Duhet të sjellet një akt juridik për përgjegjësi fiskale- që të arihet niveli optimal i impelmentimit të buxhetit, të definohen qarte instrumentet fiskale dhe alokimi I mjeteve dhe pergjegjesite per mos realizim te buxhetit.
d) Krahas Entit shtetëror për revizon të ketë edhe komision parlamantar për mbykqyrje të financave publike dhe realizimin e projekteve kapitale ku do të kërkohet të përfaqësohet sipas principit të bandinterit.
e) Plani zhvillimor nacional në nivel të shtetit të sjellet në parlament edhe ate me koncezus dhe badinter.”, shkruan Izet Zeqiri njëri ndër deputet më të njohur të pluralizmit politik shqiptar në Maqedoni. (INA)