I ftuar në emisionin debativ në Televizionin 24, Zeqirija Ibrahimi anëtar i Kryesisë Qendrore, foli rreth ngjarjeve të vitit të kaluar të 27 prillit në Kuvend, ku pos tjerash tha se: “Intonimi i himnit shqiptare nga ana ime ishte që të dëshmoj se maqedonasit nuk kanë respekt për himnin tonë ashtu sikur që deputetet shqiptar kanë respekt për himnin maqedonas. As nuk kam ditur që do të ketë skenar për zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit, e as që kam pasur kërkese nga dikush që të këndoj himnin”, shtoi Ibrahimi.