Në seancën e sotme për zgjedhjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, fjalim mbajti edhe Blagica Lasoska nga VMRO.

Ajo komentoi CV e zëvendësministrit potencial të Shëndetësisë, Armend Arsllani i propozuar nga shumica kuvendare ku gjuhën maqedonase e ka vendosur në pjesën e gjuhëve të huaja bashkërisht me gjuhën angleze dhe serbe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lasoska i bëri porosi kryeminsitrit Zoran Zaev se duhet t’i thotë zëvendësministrit të ardhshëm se gjuha maqedonase nuk është gjuhë e huaj në Republikën e Maqedonisë

“Në CV që e ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë, specialisti i ri Armend Asllani si gjuhë të huaj ka vendosur gjuhën maqedonase, angleze dhe serbe”, tha Lasoska.