Nëse Maqedonia shkon sërish në zgjedhje të parakohshme, LR PDSH do ti bojkotojë, paralajmëroi kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela. Ai është i mendimit se zgjedhjet të parakohshme nuk do të ishin zgjidhje e problemeve, por do të thellonin edhe më tepër krizën.
“Në qoftë se dikush dëshiron ta qoj vendin në zgjedhje të parakohshme në mënyrë që përsëri temat që i tangojnë shqiptarët të ngelin në plan të dytë dhe mos të realizohen. Ne do të duhet të dalim qartë në opinion dhe të ju themi se ne do ti bojkotojmë ato zgjedhje, dhe se ne do të kemi kapacitetet tona për të ndërtuar institucionet tona këtu. Dhe kuptohet, kjo do të thoshte, kur ke parlamentin tënd, ke filluar të ndërtosh njësinë federative tënde”, tha Ziadin Sela, Kryetar i LR-PDSH-së.
Edhe Lëvizja Besa me mendim të ngjashëm rreth kësaj çështje. Prej atje thonë se zgjedhje më e mirë do të ishte formimi i një qeverie stabile politike.
Ndonëse Lëvizja Besa, apo interesi i Lëvizjes Besa është që të ketë zgjedhje sa më parë, për arsye se elektorati, apo atmosfera aktuale politike tregon se Besa do të ishte fituese e sigurt e atyre zgjedhjeve, megjithatë duke qenë edhe në frymë të apelit të Komisionit Evropian, vlerësojmë se përsëritja e zgjedhjeve nuk është zgjidhja më e mirë e krizës aktuale politike”,Faton Fazliu, Lëvizja Besa.
Një nga pesë opsionet e Bashkimit Demokratik për Integrim, është edhe opsioni i zgjedhjeve të parakohshme. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, paralajmëroi qysh në fillim të janarit, se mospranimi i platformës të përbashkët të partive shqiptare, do ta qonte vendin sërish në zgjedhje.
G: Jeni ju për zgjedhje të reja Z. Ahmeti ?
“Nëse nuk ka zgjidhje më të mirë…”, tha ai.
G: Çka e qon vendin në zgjedhje të reja? Mospranimi i platformës shqiptare?
“Sigurisht që vendin e qon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës, nga cila do palë”, tha Ali Ahmeti në emisionin “Click Plus”.