Po të kishte funksionuar e bashkuar RDK-ja, (jo si që është tani), me mandate deputeti ajo do ishte baraz me Lëvizjen “Besa”. Pra raporti do ishte 3 me 3, derisa kjo përllogaritje në deputetë aty- këtu është edhe me partitë tjera si që është LR-PDSH dhe PDSH që dolën me nga dy mandate.

Në zgjedhjet e fundit deputetë të sapozgjedhur nga RDK dolën Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli nga koalicioni “Rilindje me Besë” dhe Vesel Memedi poashtu nga RDK por në koalicion me “Aleancën për shqiptarët”, njofton Aktuale.mk.

Që rezulton pra se RDK-ja e tanishme qëndron e rreshtuar shumë më mirë tani, sesa në kohën kur kjo parti udhëhiqej nga ish lideri i saj Rufi Osmani.

Ndryshe, vetëm deputetë të Livizjes “Besa” janë Zeqirija Ibraimi, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, ndërsa vetëm nga LR-PDSH janë Ziadin Sela dhe Syreja Rashidi. Nga PDSH deputetë dolën lideri i saj Menduh Thaçi dhe Bardhyl Dauti, ndërsa BDI e vetme në zgjedhjet e 11 dhjetorit fitoi gjithsej 10 deputetë.