Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni që do të mbahen të dielën më 11 dhjetor do t’i vëzhgojnë 7.585 vëzhgues të vendit, 667 vëzhgues të huaj dhe 75 gazetarë të huaj. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet janë akredituar edhe 354 përkthyes.

Më së shumti vëzhgues kanë akredituar Asociacioni qytetar MOST – 3.435 dhe Shoqata për aktivitete humanitare SINERGIJA – Shtip – 3.387 vëzhgues, CIVIL – Qendra për liri – 308, Shoqata Qendra kombëtare rome – Kumanovë – 143, Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare – Ohër – 50 vëzhgues, u publikua në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve OSBE/ODIHR akreditoi 281 vëzhgues, Misioni i OSBE-së në Shkup 65, Ambasada e SHBA-së – 51 vëzhgues, Asambleja Parlamentare e OSBE-së 27, Asociacioni i strukturave studentore evropiane – 24, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës – 22, Parlamenti evropian dhe Bashkimi Evropian nga 16 vëzhgues, Këshilli për diplomaci publike të Katalonisë – Diplokat – 15, Ambasada britaniuke në Shkup – 12, Komisioni për ankesa zgjedhore të Kosovës dhe Komisionit zgjedhor qendror të Kosovës nga 10, Ambasada e Francës dhe SILBA – Përkrahje për iniciativën për dialog dhe demokraci nga Danimarka tetë vëzhgues, Ambasada e Suedisë dhe Komisionit shtetëror të zgjedjeve të Republikës së Koresë nga shtatë, Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFES  – Zyra në Maqedoni dhe ambasadat e Shqipërisë dhe Italisë nga gjashtë vëzhgues, Ambasada e Spanjës pesë, KSHZ e Malit të Zi dhe Ambasada e Kosovës nga katër, Komisonet zgjehdore shtetërore të Sllovenisë dhe Kroacisë, Organizata për bashkëpunim ndërkombëtar Jug Jug dhe ambasadat e Bullgarisë dhe Hungarisë nga tre, Komisioni qednrro i zgujedhjeve të BeH-së, Këshilli i lartë zgjedhor i Turqisë dhe ambasadat e Zvicrës, Austrisë dhe të Çekisë nga dy vëzhgues dhe Komisioni qendror zgjedhor i Litanisë dhe Ambasadës sllovene nga një vëzhgues.

Më së shumti gazetarë të huaj të cilët do t’i ndjekin zgjedhjet parlamentare të dielën ka akredituar Al Xhazira Ballkan 16, RTV 21 Prishtinë akreditoi shtatëgazetarë, Radio televizioni shtetëror turk – gjashtë. Top Çanel Tirana dhe Rojters nga pesë gazetarë, Radio Televizioni i Serbisë, TV servisi kombëtar në Shqipëri, Vizionplus dhe Shoqata  për lajme elektronike Greqi nga katër gazetarë, Asoshieted pres, TV RTL Zagreb dhe Televizioni kombëtar bullgar kanë akredituar nga tre gazetarë, Zëri i Amerikës, Televizioni Asoshieted pres, Ruptly – Video agjencia e lajmeve – Gjermnai, portali Indexonline.com nga Kosova dhe Televizioni shtetëror i Gjermanisë ARD nga dy gazetarë, Servisi radio televiziv publik austriak, Agjencia e lajmeve BETA Pres nga Serbia, Al Xhezaira anglisht, Agjencia Dogan News nga Turqia dhe Radio televizioni bullgar Programi “Horizont” kanë akredituar nga një gazetar.