Zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni janë shumë të rëndësishme për shqiptarët pasi që fokusi i partisë shqiptare në pushtet është pikërisht marrja e një mandati edhe në diasporë e më saktësisht në zonën zgjedhore numër VII ku BDI kandidon me Xhevdet Spahiun që jeton në Zvicër

Deri më tani sipas të dhënave të Komisionit shtetërorë zgjedhorë janë regjistruar diku 5 mijë votues nga diaspora prej të cilëve një numër i madh i aplikimeve online janë pranuar edhe një pjesë tjetër janë duke u përpunuar, e që në anën tjetër lista zgjedhore është në shqyrtim publik tash e disa ditë, njofton Zhurnal.

Ndërkohë që një apel lëshuar gjithë mërgimtarëve që jetojnë në vendet jashtë Maqedonisë, në Evropë e më gjerë ju bëhet apel që  të regjistrojnë votën e tyre që ajo votë mos shkojë huq por që të dalin më 11 dhjetor të votojnë dhe të zgjedhin opsionin e tyre më të mirë që do të mbrojë interesat e diasporës në Maqedoni, të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Maqedonisë.