Zgjedhjet e anuluara të Prillit 2016 dhe Qershorit, si duket ndorën në sipërfaqe një mashtrim të madh të partisë shqiptare në pushtet BDI. Gjatë këtyre 26 viteve pluralizëm, në fushatat parazgjedhore është premtuar gjithçka dhe realizimi ka munguar, por kulminacioni është arritur viteve të fundit. BDI shënon rekord për premtime dhe mos realizime!?

Të rikujtojmë se çka premtonte BDI përpara çdo fushate zgjedhore:

– Maqedonia do të hyje në BE dhe NATO,

– BDI do të vendos Guverner shqiptar në Bankën Popullore,

– Ministri i Financave do të jetë shqiptar,

– Kryeparlamentari do të jetë shqiptar,

– Shqiptarët do të fitojnë Ambasadat në Ëashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris,

– Ministri i Punëve të Brendshme do të jetë shqiptar,

– BDI do ta zyrtarizojë Gjuhën Shqipe por na duhet edhe një mandat,

– BDI do të lirojë të burgosurit e Sopotit pas 2 javësh,

– BDI do të kërkoj hetim ndërkombëtar për rastin Monstra,

– BDI do të bëjë investime të barabarta,

– BDI do të hap Univerzitet të ri në Shkup, etj.

Janë këto premtimet e pa realizuara të BDI-së, të cilat janë thënë në fushatat parazgjedhore, por asnjëherë nuk janë realizuar.

Në vitin 2016, përpara fillimit të kampanjës zgjedhore të Prillit 2016, BDI premtoi që do të themelojë Univerzitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa VMRO premtoi Univerzitetin “Damjan Gruev”. Sipas BDI-së punimet veç kishin filluar, Univerziteti ishte punë e kryer!!! Por zgjedhjet u anuluan fatkeqsisht, kaloi Prilli, kaloi edhe Qershori, do të kalojë edhe Shtarori! Por ç’ndodhi me Univerzitetin? A është edhe një mashtrim politik i pacipë?

Mediat raportojnë që objekti i ri, nuk do të jetë gati për të paktën dy vitet e ardhshme, ndërsa opozita shqiptare pretendon se nuk është paraparë asnjë lloj buxheti për themelimin e Univerzitetit Nënë Tereza, ndërsa ndryshe është situata me Univerzitetin Damjan Gruev, për të cilin janë ndarë miliona euro.

©fol.mk