Nga Ejup Berisha

Zgjedhjet lokale 2021, partitë politike dhe slloganet parazgjedhor
Katër ditë pas fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e rregullta lokale që priten të mbahen më 17 tetor të këtij viti këtu në RMV, askush akoma nuk e ka thënë  asnjë fjalë dhe nuk e ka bërë asnjë analizë të vetme për slloganet që i kanë prezentuar subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet në fjalë. E slloganet jane porosi të shkurtëra apo dhe fragmente kryesore të nxjerra nga programet dhe platformat e partive politike. Të njëjtat shërbejnë si mundësi për ti joshur votuesit me qëllim që ata tua japin votën e tyre partive politike pjesmarrëse në zgjedhje në ditën e zgjedhjeve. Nuk thuhet kot se partitë politike jetojnë për zgjedhjet ndërsa nëse ato i fitojnë të njëjtat atëher atyre u zgjatet edhe për një periudhë të caktuar jeta. Partitë politike në pushtet te ne janë më të gjalla dhe më dinamike sesa partitë të cilat i humbin zgjedhjet edhe pse duhet të jetë e kundërta. Pra gjithkund dhe gjithmonë partitë opozitare duhet të jenë më të gjalla dhe më aktive me qëllim që një ditë në zgjedhjet e ardhëshme ato të mund të fitojnë dhe tia ngjallin jetën jo vetëm vetvetes por edhe qytetarëve. Te ne pra ndodh e kundërta për faktin se partitë të cilat i humbin zgjedhjet e humbin dukshëm edhe përkrajen jo vetëm te zgjedhësit por edhe te simpatizantët por edhe nga një pjesë e madhe e antarsisë së tyre. Kjo është tregues jo vetem i mungesës së pjekurisë dhe kulturës politike por edhe i dominimit të interesit të pastër material gjatë përcaktimit të qytetarëve votues për subjektet politike në zgjedhje. Prandaj ne si komb vuajmë nga mungesa e konkurrencës mes partive politike në skenën politike. Në sistemet demokratike vota i ngritë partite politike dhe vota i zbret të njëjtat.
Partitë politike dhe slloganet si mjet propaganda

Kur jemi te slloganet  si mjet propagande me të cilat përcillet mesazh i shkurtër dhe i qartë deri te votuesit nga ana e subjekteve politike pjesmarrëse në zgjedhje në periudhën parazgjedhore duhet theksuar se në këtë periudhë në vendin tone kemi shumë sllogane të prezentuara nga subjektet politike. Koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa për ti joshur qytetarët që të votojnë për këtë koalicion këtë po mundohen ta bëjë me slloganin Pastër. Ky sllogan konsideroj se është i qartë i shkurtër por edhe shumë domethënës në çdo aspect por edhe në atë politologjik. Nga ana tjetër duhet theksuar se i njëjti është edhe jo i kontestueshëm. Mendoj se njerëzit e duan pastërtinë e duan sinceritetin e duan çiltërsinë por edhe  sigurinë që rrjedh nga pastërtia, posaqërisht tani e duan edhe pastertinë e individëve që merren me politikë. E pastërta është sinonim për siguri,siçeritet dhe shprese per jetë më të mirë dhe më të shëndetshme. Konsideroj se nëse shmanget interesi material si njëri prej faktorëve kryesor për fitoren e një subjekti politik në zgjedhje këtu në RMV atëher shumica e njerëzve adhurues të pastërtisë, të jetës më të mirë e më të shëndetshme, të çiltërsisë por edhe të sigurisë të gjithë pra këta deri më një do të duhej të votonin për Koalicionin ASH-AAA. Gjithashtu duke e shikuar listën e kandidatëve të koalicionit ASH-AAA për zgjedhjet lokale në të mund të shohësh njerëz me dosje të pastër por edhe me vullnet dhe dëshira të mëdha për të bërë punë të mira dhe vepra të sincerta në politikë kjo për faktin se deri tani të njëjtët nuk kanë qenë të kyqur në të, për të njëjtin fakt të njëjtëve nuk mund tu kontestohet as paraqitja në fushate e as premtimet që i japin dhe do ti japin para zgjedhesve gjatë periudhës parazgjedhore. Bashkimi Demokratik për integrim BDI për zgjedhjet lokale para qytetarëve e ka prezentuar slloganin Kërko jetë voto blertë Edhe ky sllogan në aspekt formal dhe përmbajtsorë nuk është fare i kontestueshëm pasiqë mendoj se të gjithë njerëzit e duan jetën por jo edhe ambientin jetësor që ua ka ofruar BDI gjatë 20 viteve qëndrim të saj në skenën politike qëndrore dhe lokale këtu në vendin tonë. Por sllogani i kesaj partie mund të jetë jo i bindshëm për shkak të veprimeve të padrejta dhe të pavend të antarëve të saj gjatë praktikimit të pushtetit. BDI gjatë njëzet viteve të fundit është dashur tu mundësoj jetë më të mirë qytetarëve shqiptar por për ta arritur këtë gjë ajo është dashur të siguroj edhe me tepër hapsira të blerta. Por fatkeqsisht BDI nuk e ka bërë këtë gjë por e njëjta qytetarëve ua ka reduktuar edhe hapsirat edhe ashtu të pakta të blerta të cilat janë faktor kryesor për jetë më të mirë; më të sigurtë dhe më të shëndetshme. Me veprimet e saja me këtë rast ajo ua ka rrezikuar jetët e qytetareve duke lejuar që të ndërtohen ndërtesa betoni përplot me kimikalje dhe atë nëpër hapsirat e blerta nëpër vendbanimet shqiptare.. Prandaj është e vështirë që BDI ta realizoj agjendën e blertë që e ka premtuar pasiqë gjatë njëzetë viteve të fundit ajo ka lejuar ndërtime që përmbajnë beton dhe kimikate në vend se të mbjell gjelbrim me qëllim që ti zgjëroj hapsirat e gjelbërta . Pastaj kur jemi te sllagani i tyre përfaqsuesit e BDI-së duhet të sqarojnë se kujt i drejtohen me moton voto blertë. Duke e pasur parasyshë faktin se gjatë njëzet viteve të fundit qytetarët shqiptarë i kanë votuar kandidatët e papjekur politikisht të kësaj partie atëher BDI është dashur që ta shmang slloganin  Kërko jetë voto blertë. Kur përmendet blertësia e njerëzve atëher duhet thënë se ajo është sinonim për papjekuri. Pra kur dikuj i thuhet ti je i blertë atëher atij në fakt në mënyrë jodirekte i thuhet se është i papjekur. Ndërsa politikanët e BDI-së është dashur deri tani jo vetëm të piqen politikisht por ata është dashur që të piqen  moralisht por edhe të ngriten  intelektualisht, por këta fatkeqsisht këtë nuk e bënë deri tani. Përfaqsuesit kryesor të BDI-së pra duhet të japin shpjegim se pse nuk ndodhi pjekuria politike jo vetëm e kandidatëve që i ka regrutuar nëpër zgjedhjet e kaluara për të bërë politikë por të njëjtët duhet të sqarojnë edhe atë se pse nuk ofruan dhe nuk mundësuan jetë më të mirë më të sigurtë dhe më të përparuar për qytetarët edhe pse kishte shumë hapsirë dhe kohë që ti bënte këto gjëra.