Sot skadon afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale. LSDM kërkon mandatin, ndërsa VMRO-DPMNE insiston në zgjedhje te reja parlamentare.

Në bazë të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, sot është dita e fundit për shpalljen e zgjedhjeve, por të drejtë për shpalljen e zgjedhjeve ka vetëm Kryetari i Parlamentit i cili është zgjedhur nga më së paku 61 deputet nga përbërja aktuale parlamentare.

Sipas LSDM-së, e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza aktuale politke është që presidenti Ivanov të ia jep mandatin Zaevit, më të cilën do të ketë seancë konstituive dhe të formohet qeveria. Pastaj do të zgjidhen çështjet e tjera, thonë nga partia.

Nga VMRO konsiderojnë se zgjidhja më e mirë për të dalë nga kriza politike janë zgjedhje të reja parlamentare se bashku me zgjedhjet lokale.

Nga “Lëvizja BESA” dhe “Aleanca për Shqiptarët” thonë se zgjedhjet lokale duhet të organizaohen nga qevria që doli nga zgjedhjet e dhjetorit.

Sipas profesorit universitar Jonuz Abdullai, për të dalë nga kriza politike duhet zgjidhje politike , jo ndonjë vendim juridik.

“Në pyetje ëshët vullneti politik që për momentin nuk ekziston nga ana e Presidentit të vendit, i cili është nën ndikim të udhheqësisë së VMRO-së. Në këtë rast paraqitet një vakum politik, zgjedhjet lokale nuk mund të shpallen, sepse nuk kemi kryetar të Parlamentit”, ka deklaruar Abdullai. /REL