Ne të gjith e dimë se beteja jonë është e përbashkët kundër këtij sistemi dhe në të njejtën kohë është një luftë idesh për ta ndërtuar sa më mirë të ardhmen e gjeneratave që vinë pas neve dhe se ardhmëria jonë do të nvaret nga drejtimi me maturi i fuqisë sonë intelektuale për ti bindur votuesit në rrugën ku po shkonë vendi. Qendrimi jonë është i përbashkët se ky sistem baltosi vlerat njerzore, riti varfërin dhe rrënoi kredibilitetin njerzor, por nëse ndiqni debatet politike do të kuptoni se këto njerëz që përbëjnë sistemin janë të gatshëm edhe për një mandat të ri ta kërkojnë nga populli, pa mos dhënë asnjë llogari para tij(popullit), ato-pushtetarët neve duket kjartë se na ofrojnë vetëm dy zgjidhje – ose ti luftojm për ti rëzuar dhe për ti reformuar, – ose të jemi izolacionistë. Ne e kuptojmë besimin në fe si burim paqeje dhe mirëkuptimi, por shohim se disa subjekte politike fenë e keqëpërdorin për poena politikë dhe mbjellin farën e ndasisë mes njerzve të të njejtit gjak. Neve shqiptarve na duket vetja popull tolerant edhe kur tensionet fetare na lindin mes veti se kush nga neve qenka më fetar e kush jo, në vend që ne t’ia lëmë Zotit të vlersoj besimin tonë, ne me vetëdije bëjmë mëkate duke përdorur besimin për poena politike. Mendoj se sistemi është i përgatitun ta instaloj edhe këtë problematikën e kartëpërmendur mes shqiparve, që ta pakësoj energjinë kundër këtij sistemin dhe mos të mundë ti zgjidhim problemet ndëretnike që na shfaqen dita ditës e më shumë. Disa lojtar politik, iu frynë problemeve fetare që të na largojnë më shumë mes veti që mos mund ti zgjidhim ato ndëretnike . Privatisht njerzit ose shokët tanë që përbëjnë këtë qeverisje e pranojnë se jemi të pa përfaqsuar si duhet në këtë sistem dhe se nuk kemi forcë politike vendimmarëse si shqiptarë, e pranojnë edhe këtë dallim mes brumit të tanishëm politik që kemi dhe plitikanve që duhet tu kemi nëpër institucione dhe që kemi nevojë për një përfaqsim të mirfillt politik. Sigurishtë që opozitarët nuk janë të kënaqur me situatën aktuale politike pasi ato dhe populli shqiparë janë në anën e humbësve, të mbisunduar nga një grup i caktuar njerzish, falë parimit kush ka para mund ti blenë votat i fiton zgjedhjet dhe i merë të gjitha, pastaj kontrollonë çdo degë të qeverisë dhe nuk ndiejnë nevoj për tu marë me hallet e njerzve dhe për të bërë kompronis për të mirën e tyre. Partitë që përbëjnë sistemin nuk duhet të jenë edhe aq optimistë në fitore e radhës pasi, nëse populli patë problem në detektimin e premtimeve boshe në dekadën e fundit, ai (populli) nuk haron të vetëdisohet dhe të ndëshkojë këto premtime që shpërfillin realitetin tonë shoqrorë.

Muhamet Berzati