Të paktën 667 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 75 gazetarë të mediave jashtë vendit do të ndjekin gjatë ditës votimet.
Misioni i OSBE/ODIHR për ditën e zgjedhjeve akreditoi gjithsej 280 vëzhgues, Misioni i OSBE-së në Shkup do të ketë në terren 65 vëzhgues, ndërsa Ambasada e SHBA-ve në Shkup akreditoi 51 vëzhgues. Më tej në listën e vëzhguesve vijojnë Asambleja Parlamentare e OSBE-se dhe Asambleja Parlamentare eKëshillit të Evropës me 27 respektivisht 22 vëzhgues.
Përveç vëzhguesve, të dielën procesin zgjedhorë do ta monitorojnë edhe 60 gazetarë të huaj. 16 gazetarë do të raportojnë për Al Xhezeiran-në, 7 gazetarë për RTV 21 nga Prishtina dhe katër gazetarë do të raportojnë për Unionin e lajmeve elektronike greke ENG.
7585 vëzhgues vendas
667 vëzhgues të huaj
354 përkthyes
75 gazetarë të huaj
Vëzhguesit duhet të njohin mirë Kodin Zgjedhor, të mos mbajnë anë partiake gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, në asnjë mënyrë të mos ndikojnë në proces, të mos mbajnë simbole partiake, të mos ju japin udhëzime votuesve ose të ndikojnë në vendimin e tyre. Ata kanë të drejtë të evidentojnë parregullsitë, duke i dokumentuar ato me fakte.