Kryeministri, Zoran Zaev, tha se i ka përmbyll bisedimet me partitë opozitare dhe ka dhënë ofertat e tij për zgjerimin e qeverisë.

“Nëse ia dalim të nominojmë propozimet për marrje të përgjegjësisë në resorë të caktuar, institucione publike dhe ngjashëm, me gjasë do t’u duhet disa ditë për të marrë vendime në organet dhe trupat e tyre partiakë, por shpresoj që, nëse jo me të gjitha partitë, me një pjesë të tyre t’ia dalim. Nuk kemi obstruksione nga askush, partnerët e koalicionit, si BDI dhe partitë e tjera më të vogla në koalicionin, kryesuar nga LSDM, kryesisht janë pozitivë”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Sipas Zaevit, partitë janë koshiente për momentumin politik në të cilin ndodhet vendi dhe duan bashkëpunim. Sipas tij, viti 2018 është vit i rëndësishëm kur mund të aktivizohet ftesa për anëtarësim në NATO dhe viti kur vendi mund të marrë datën për fillimin e bisedimeve, por, sipas tij, me rëndësi është koncepti “një shoqëri për të gjithë” dhe vendimmarrja me konsensus për çështje me interes nacional.